Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur mbasditen e sotëme në Bulqizë dhe në Klos të Matit ku sic shihet dhe nga pamjet flakët e ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta po diegin me qindra hetar pyje me pisha dhe kullota. Zjarret kan sjellë probleme serioze edhe per kalimin e automjeteve dhe tymi ka mbuluar te gjithë zonën e Bulqizës. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dhjetëra zjarrëfikës, por e kanë të pamundur, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, ndërkohë në mdihmë për fikjen e zjarrit janë edhe dy helikopterë!