Kur kanë mbetur disa orë nga raundi i dytë i votimit për Presidentin e Republikës dhe marrëveshje Balla-Alibeaj nuk zgjati më shumë se 3 ditë, edhe ky raund është i djegur, ndonëse do të zyrtarizohet me seancën e së hënës në orën 18:00, ka reaguar kreu i grupit socialist. Balla bën thirrje për përgjegjshmëri nga opozita në këtë proces, teksa tregoi vendosmëri për të pritur kandidatura nga opozita deri në raundin e tretë.