Top News – Digjen Teslat, ‘ndëshkohet’ Musk / Paguan çmimin e mbështetjes së ekstremit të djathtë
04/03/2025 14:01

Dhjetëra Tesla u dogjën në Francë në atë që autoritetet po e trajtojnë si një sulm me zjarrvënie, tha zyra e prokurorit. Një hetim është hapur për sulmin e të dielës mbrëma në një koncencionar pranë qytetit jugor të Tuluzës ku u shkrumbuan tetë makina. Katër makina të tjera u dëmtuan rëndë ndërkohë që zyrtarët thanë se flakët nuk ishin aksidentale. Zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje konstatuan se zjarri ishte i qëllimshëm dhe se ishin shënjestruar vetëm makinat dhe jo ambjentet e koncencionarit. Një numër aktesh që kanë patur në shënjestër Teslan janë regjistruar në evropë që kur Elon Musk, pronari i teslas, u afrua me presidentin amerikan Donald Trump dhe mbështeti partitë evropiane të ekstremit të djathtë. Madje shitjet e makinave Tesla janë përgjysmuar në janar 2025 në Gjermani dhe Francë. Në dy muajt e fundit, miliarderi Elon Musk ka mbështetur dhe promovuar partinë e ekstremit të djathtë të Gjermanisë në dhjetëra postime në platformën e tij X, ka biseduar me lidere e saj dhe u ka thënë 219 milionë ndjekësve të tij se AFD ishte "shpresa e vetme" për Gjermaninë. Megjithatë, mbështetja e Musk për AFD luajti pak rol në rezultatin mahnitës të vendit të dytë të partisë në zgjedhjet e 23 shkurtit. CEO i Tesla-s madje nuk është ndalur me kaq por ka vazhduar të promovojë kauzat e krahut të djathtë në të gjithë Evropën. Ndërsa ndikimi më i dukshëm, deri më tani, duket se është dëmtimi i markës së Tesla-s, analistët thonë se ai mund të ketë një objektiv afatgjatë për perandorinë e tij të biznesit: mbështetjen e partive politike që mund të rrëzojnë rregulloret që ai mendon se pengojnë inovacionet teknologjike. E ndërsa ndikimi i Musk në politikën evropiane është i paqartë, aktivizmi i tij duket se po dëmton Teslën, shitjet e së cilës kanë rënë në evropë jashtëzakonisht shumë.

Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34
Top News – Skenari i Trump për luftën. Ishulli Kharg dhe rreziku global pas kapjes së tij
30/03 10:11
Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29