Zjarri sërish ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Pesë autobotë dhe 20 punonjës së zjarrëfikseve janë duke punuar për shuarjen e flakëve , por situata është e rënduar pasi dhe era ndihmon që flakët të përparojnë . Ndërkohë qe tymi po hyn në qytetin e Vlorës, pasi era fryn nga veri lindja.