Një zjarr i madh ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Daullas në Fier. Brenda grumbullimit ka patur dhe një numër të madh gomash, gjë që ka alarmuar banorët pasi pranë vatrës së zjarrit ndodhen varrezat e fshatit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia. Ndërkohë për shkak të djegjes së gomave e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.