Dy makina, në pronësi të Komunës së Zveçanit, janë dëmtuar nga zjarri, konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Sipas Elshanit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të mëngjesit të së premtes. Makinat, që u dogjën, ishin të parkuara para ndërtesës të Komunës së Zveçanit. “Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie, ndërsa të lënduar nuk ka”, tha Elshani. Ai po ashtu shtoi se policia është duke punuar për të zbardhur këtë rast.