Dy banesa tradicionale në lagjen Aqif Pasha në Elbasan u përfshinë nga flakët, fatmirësisht pa dëme në njerëz. Në vendngjarje mbërritën 4 zjarrfikëse dhe 12 efektivë, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në njërën nga banesat.