Geri Pengu, pronari i servisit të makinave në Pogradec, të cilit iu dogjën gjashtë prej tyre, nuk është emër i panjohur për uniformat blu. Ai rezulton të jetë i përfshirë në fushën e trafikimit të narkotikëve. Në vitin 2008 ai është arrestuar për aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari. Ndërsa në vitin 2014 Pengu është proceduar për një aksident me plagosje. Kjo nuk është hera e parë që Pengut kanë dashur t’i djegin mjetet që ka në pronësi. Mësohet se ky veprim është tentuar edhe në të shkuarën mirëpo pa asnjë rezultat.