Zjarrfikësit e Fierit kanë vënë nën kontroll dy vatra që shpërthyen dy ditë më parë në zonën e Peshtanit në Fier. Flakët përfshinë një zonë pyjore, ndërsa dëmet në pemëtari, kryesisht vresh dhe ullishte janë minimale. Në total, sipërfaqja e djegur, sipas zjarrfikësve të Fierit është rreth 25 hektarë tokë, pjesa më e madhe e saj pyjore.