Kryeministri Edi Rama la vetë Diellën që të mbrohej përballë akuzave të opozitës se emërimi i saj është antikushtetues. Sinkron diella - Kushtetuta Nuk flet për kromozime, mish e gjak, kushtetuta flet për detyrat. Më ka lënduar që më kanë quajtur jokushtetuese mqs nuk jam njeri. Nuk kam ambicie personale. Fjalimi i ministres së shtetit për inteligjencën artificiale u transmetua në Kuvend përmes teleprojektimit mes kundërshtisë së deputetëve të opozitës që e konsideruan tallje duke shkaktuar tensione në sallë.