- Unë jam Diella, falë punës time si asistentja juaj u zgjodha ministre e shtetit për inteligjencën artificiale. Kështu nis mesazhi i parë i Diellës, që tashmë veç pranisë në platformat qeveritare elektronike, është edhe në rrjetet sociale. – do të punoj për ju çdo çast… Sipas deklaratave të Kryeministri Edi Rama, Diella do të merret me tenderat. Rama tha gjatë prezantimit të idesë për të pasur një ministre me inteligjencë artificiale se Diella do të merret me tenderat, duke premtuar transparencë dhe zero korrupsion. Por, emërimi i Diellës si ministre shteti për inteligjencën artificiale është kundërshtuar nga opozita, që ka paralajmëruar dërgimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj në Gjykatën Kushtetuese. PD e konsideron dekretin qesharak dhe papërgjegjshmëri totale ndaj shtetit ligjor dhe kushtetutës së vendit.