Gazeta konservatore gjermane “Die Welt” është ndalur gjatë te agresioni i serbëve në Banjskë të Zveçanit, ku u sulmua policia e Kosovës dhe mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku. Duke e cilësuar ngjarjen të rëndë, e përditshmja gjermane theksoi se Bashkimi Europian e sheh veten para disa rrënojash, pavarësisht viteve negociatash mes dy vendeve, të udhëhequra pikërisht nga Brukseli dhe SHBA-ja.