Partia Demokratike denoncon zyrtarët socialistë, se kanë nisur punën për manipulimin e votës së diasporës, nëpërmjet kërcënimeve të punonjësve të tyre dhe dhënies së një formulari për tu plotësuar nga ata. Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, në një deklaratë për mediet nga selia blu, shprehet se kjo praktikë po ndiqet nga të gjitha institucionet publike.