I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha në një intervistë për KosovaPress se do të ketë një shtytje të re në dialogun Kosovë-Serbi, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Pak ditë para vizitës së pesëshes evropiane dhe amerikane në Kosovë dhe Serbi, i dërguari gjerman kërkon një agjendë të qartë për shtensionimin e situatës në veri dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit.