Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se delegacioni i Serbisë shkon me “besimin më të madh” në Bruksel, ku më 19 korrik do të mbahet raundi i radhës i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nëse është i mundur, do ta shohim”, tha Vuçiç. Një ditë më herët, Bashkimi Evropian - si ndërmjetësues i dialogut - konfirmoi se raundi i ri i bisedimeve në nivelin më të lartë politik do të mbahet më 19 korrik.