Top News/ Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq / BE kërkon opsione pas largimit të Lajçakut
05/06/2024 14:52

Bashkimi Evropian po shqyrton cfarë rruge do të ndjekë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe kandidatët e mundshëm për ta ndërmjetësuar atë. Që kur u konfirmua se përfaqësuesi aktual i BE-së në këtë dialog, Mirosllav Lajçak, u emërua ambasador i BE-së në Zvicër, me mandatin që i fillon më 1 shtator, kanë nisur edhe spekulimet se kush do të jetë pasardhës i tij. Por, burimet diplomatike në BE thonë për Radion Evropa e Lirë se “më e rëndësishme se kush do të jetë në këtë post, është se çfarë qëndrimi do të mbajë BE dhe strukturat e reja të bllokut, që do të dalin pas zgjedhjeve evropiane, ndaj këtij procesi”. Sipas burimeve, edhe zgjedhja e pasardhësit të Lajçakut, është e lidhur me zgjedhjet evropiane, që do të mbahen këtë verë. Këto burime thonë se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, nuk do të jetë ai që do ta emërojë pasardhësin e Lajçakut në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun, por se kjo do t’i lihet shefit apo shefes së ardhshme të politikës së jashtme të BE-së. Emërimi i përfaqësuesit të lartë është një proces që mund të zgjasë, sepse lidhet me emërimet në postet e tjera udhëheqëse të BE-së, për të cilat duhet të ketë një balancë mes grupimeve partiake në BE dhe mes vendeve anëtare. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të zhvillohen nga data 6 deri më 9 qershor, udhëheqësit e vendeve anëtare do të tentojnë të bien dakord për emërimin e presidentit të Komisionit Evropian e më pas edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë.

Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23