I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi këtë javë, është për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe. Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Ambasadën amerikane në Beograd. Escobar ka thënë se dëshiron që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë.