Në Bruksel vazhdon sot dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në nivel të ekspertëve. Në raundet e deritashme të bisedimeve të këtij niveli, që kanë nisur muajin e kaluar, është diskutuar për të pagjeturit, për të zhvendosurit dhe për bashkëpunimin ekonomik. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha të mërkurën se në takimin e sotëm do të diskutohet po ashtu për çështje të bashkëpunimit ekonomik.