Një 24 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia. Klejvis Metalla u vu në pranga në shtetin serb, pasi sipas autoriteteve akuzohet se në muajin janar të këtij viti ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj bashkëjetueses së tij. Kjo e fundit mësohet se në atë kohë ishte shtatzënë. Për këtë Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.