Bashkë me Laert Haxhiun, policia e Janinës vuri në pranga edhe dy shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve rezultoi të ishte 22-vjeçari Firdeus Berberi, i shpallur në kërkim nga Policia e Korçës, pasi më 25 prill të vitit të kaluar kishte plagosur rëndë një tjetër të ri në qytetin e Pogradecit. Firdeus Berberi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është djali i Ilir Berberit, i njohur ndryshe si ‘Liri i Rrushkës’, gjithashtu personazh i njohur për forcat e rendit.