Autoritetet greke njoftuan arrestimin e katër pjesëtarëve të policisë greke të burgjeve, të cilët akuzohen “për torturë dhe fyerje të tjera të dinjitetit njerëzor me bashkëpunim”ndaj një të burgosuri shqiptar. Arrestimi është kryer nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë dhe katër policët janë dërguar në prokurorinë kompetente, thuhet në njoftimin zyrtar.