Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale. Një 20-vjecar, banues në Lushnjë, u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me thikë nënën e tij. Shërbimet policore të Fierit, gjithashtu arrestuan një 39 vjecar, banues në Roskovec si i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Burimet policiore bëri me dije se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i kanë shitur një sasi lëndë narkotike, një personi i cili është arrestuar më parë nga policia. Uniformat blu gjithashtu bënë të mundur ndalimin e një shtetasi, baunes në Lushnje, pasi në kodrat e lagjes “Kadri Qystri”, duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një siperfaqe prej 10 hektarësh me pemë ulliri dhe vreshtari”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.