Top News/ Dhunë në zgjedhjet amerikane…SHBA paralajmëron: Përpjekje të vendeve të huaja
23/10/2024 11:34

Përpjekjet e kundërshtarëve të SHBA-së për të krijuar përçarje mes amerikanëve dhe për të mbjellë mosbesim në rritje tek zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara kanë filluar të intensifikohen, sipas zyrtarëve të lartë të zbulimit amerikan të cilët paralajmërojnë se disa vende duket se po rrisin masat për të nxitur dhunë të lidhur me zgjedhjet. Vlerësimi i fundit i bërë publik të martën nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, vjen vetëm dy javë përpara se votuesit amerikanë të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur një president të ri dhe për të votuar për një sërë garash dhe nismash mbarëkombëtare dhe lokale. “Aktorët e huaj – veçanërisht Rusia, Irani dhe Kina – mbeten të vendosur të nxisin përçarje mes amerikanëve dhe për të minuar besimin e amerikanëve në sistemin demokratik të SHBA-së, në përputhje me atë që ata perceptojnë se është në interesin e tyre”, thuhet në vlerësim. Por vlerësimi paralajmëron se agjencitë e zbulimit amerikan janë "gjithnjë e më shumë të sigurta" se Rusia po fillon të angazhohet në plane "që synojnë nxitjen e dhunës". Po ashtu vlerësohet se edhe Irani "mund të përpiqet të nxisë dhunë". Me shqetësim të veçantë po shihet ai që duket të jetë një fokus në rritje tek orët, ditët dhe javët pas mbylljes së votimit, kur zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe lokale fillojnë të numërojnë dhe certifikojnë rezultatet. Kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara "ndoshta me shpejtësi do të krijojnë narrativa të rreme ose do të përforcojnë përmbajtje që ata mendojnë se do të krijojë konfuzion rreth zgjedhjeve, siç është postimi i pretendimeve për parregullsi zgjedhore," tha një zyrtar i zbulimit amerikan, duke informuar gazetarët në kushtet e anonimitetit për të diskutuar vlerësimin me detaje shtesë. Zyrtari tha se Rusia, Irani dhe Kina "mund të perceptojnë një dritare mundësie për të nxitur dezinformimin ose për të nxitur ose amplifikuar protestat dhe kërcënimet" duke filluar nga momenti i mbylljes së qendrave të votimit e deri më 6 janar, kur rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen nga një seancë e përbashkët e Kongresit.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39