Organizata të ndryshme në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve kanë protestuar për të kërkuar drejtësi për çdo fëmijë të dhunuar në Shqipëri. Protesta u organizua në mënyrë paqësore përballë Kryesisë së Kudendit duke marrë shkas nga ngjarja e fundit ku një 6 vjeçare ra pre e dhunës barbare të ushtruar nga i ati. Por sipas organizatave ky nuk është rasti i vetëm, pasi gjatë ditëve të fundit ngjarjet e dhunimeve të fëmijëve kanë qënë edhe kryefjala e publikut dhe mediave. Kjo lëvizje erdhi edhe në kuadër të hapjes së Fushatës "Fjongo BLU: Kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri”.