Kriminelët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe po dërgohen për të kaluar kohën e mbetur të dënimit në vendin e tyre, ku burgjet kanë dhoma për marrëdhëniet e tyre me partneret. Media britanike ‘The Mirror’ shkruajnë se të dënuarit e transferuar në burgjet shqiptare mund të gëzojnë të drejtën për të qëndruar 4 orë në muaj në një dhomë me partneret, ndryshe nga burgjet britanike ku nuk lejohen vizitat bashkëshortore.