Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi Indeksin e Biznesit për vitin 2021-2022, një vëzhgim me 230 anëtarët e saj, sipërmarrje të shumëlllojshme, që përfaqësojnë komunitetin më të madh të biznesit në Shqipëri. Indeksi vjetor i Dhomës Amerikane të Tregtisë shënoi një përmirësim të klimës së biznesit në krahasim me një vit më parë, e lidhur kjo më së shumti me hapjen dhe rimëkëmbjen pas pandemisë COVID 19, kur bizneset u ndërprenë për një periudhë të gjatë.