Festimet e ndërrimit të viteve kanë sjellë një sërë incidentesh dhe të lënduarish në Kosovë. Të paktën 25 persona kanë kërkuar trajtim në Klinikën Emergjente pranë QKUK-së, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga mjetet piroteknike si dhe tre të tjerë u plagosën me plumab qorr. Sipas mediave në Kosovë, ditën e parë të vitit, 271 persona kanë kërkuar shërbime mjekësore