Top News/ Dhjetëra fëmijë vdesin nga uria në Gaza/Të dehidratuar e kequshqyer, UNICEF lëshon alarmin
04/03/2024 11:47

Një numër në rritje fëmijësh në Gaza po vdesin nga dehidrimi dhe kequshqyerja, tha ministria palestineze e shëndetësisë, në kushte të dëshpëruara për shkak të mos lejimit të hyrjes së ndihmave nga Izraeli dhe shkatërrimit të enklavës që është nën sulm që prej tetorit të vitit të kaluar, e kjo, e përforcon më shumë urgjencën e bisedimeve për një armëpushim të mundshëm. Vecanërisht në gazën veriore, fëmijët po vdesin nga uria dhe të tjerë po luftojnë për jetën e tyre, ndërsa furnizimet kritike nuk arrijnë tek ta. Një zëdhënës i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë tha të dielën se numri i fëmijëve që kanë vdekur nga dehidrimi dhe kequshqyerja në Gazën veriore ka shkuar në 15.Mjekët në spitalin Kamal Adëan gjithashtu thanë se kanë frikë për jetën e të paktën gjashtë fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja dhe diarreja dhe janë aktualisht nën kujdes intensiv, por ndërprerja e energjisë elektrike dhe mos furnizimi me oksigjen, po e komplikon akoma më shumë situatën. Numri i të vdekurve është rritur nga java e kaluar kur inkubatorët dhe furnizimet me oksigjen në Spitalin Kamal Adëan ndaluan së funksionuari gjatë natës për shkak të mungesës së karburantit, tha ministria. Ndërkohë, një incident i kohëve të fundit, e tregon më së miri situatën e dëshpëruar në gazën veriore. Më shumë se 100 persona u vranë javën e kaluar kur trupat izraelite hapën zjarr mbi turmat, duke shkaktuar panik, teksa civilët palestinezë të uritur ishin mbledhur rreth kamionëve me ndihma ushqimore. Izraeli tha se trupat e tij qëlluan të shtëna paralajmëruese për të shpërndarë turmën. Një ekip i OKB-së që vizitoi viktimat tha se shumë prej tyre pësuan plagë me armë zjarri.Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë ka bërë thirrje për veprim urgjent, duke kërkuar hapjen e më shumë pikave për ta lejuar atë të sjellë ndihma në gaza. UNICEF tha se ishte në dijeni të së paku 10 fëmijëve që vdiqën për shkak të dehidrimit dhe kequshqyerjes ditët e fundit në spitalin Kamal Adëan në veri të Gazës.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11