Dymbëdhjetë avionë amerikanë F-22 Raptor morën pjesë në stërvitjet e NATO-s në Poloni pranë kufirit ukrinas ë bashku me avionët F-16, dhe avionëtt italianë Eurofighter Typhoons në bazën ushtarake Lask. Avioni i gjeneratës së 5-të amerikane do të qëndrojë në vend deri në fund të nëntorit mes tensioneve me Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë. Një komandant i NATO-s, konfirmon se aleanca ka parë një rritje të aktiviteteve të forcave ajrore ruse që nga fillimi i pushtimit në shkurt.