Dhjetëra aksidente janë raportuar mëngjesin e së premtes në Rrugën e Kombit. Burime të Top Neës pohojnë se të paktën 20 automjete janë aksidentuar në këtë aks nga zona pranë qytetit të Rrëshenit, deri në hyrje të tunelit të Kalimashit. Përplasjet janë regjistruar për shkak të pranisë së akullit në rrugë dhe pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve, teksa disa persona janë lënduar.