Rasti i rëndë i dhunimit të një të moshuare nga personeli i një azili në Pejë të Kosovës shokoi mbarë opinionin publik. Dhëndri i të moshuarës Miniere Nura ka treguar ne studion e Breaking se familjarët e kanë marrë vesh lajmin, pasi video u postua në rrjetet sociale dhe në ato momente kanë qenë në punë. Ai shtoi se vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura do largohet nga puna për t’u kujdesur për nënën e saj.