Top News – ‘Dhelpra ruan kotecin e pulave’/ Kush është grupi që ka në dorë sigurinë e Kabulit?
19/08/2021 22:30

Talibanët ia kanë lënë në dorë sigurinë e kryeqytetit afgan, Kabul, anëtarëve të lartë të Rrjetit Hakani, i cili ka lidhje të ngushta me grupet e huaja xhihadiste, përfshirë edhe me al-Kaidën. Zyrtarët e agjencive perëndimore të zbulimit thonë se ky fakt është alarmues dhe bie ndesh me zotimet e talibanëve për të ndjekur një rrugë më të moderuar se sa kur sunduan vendin nga 1996-2001. Kjo situatë gjithashtu lë të hapur mundësinë që al-Kaida të mirëpritet në Afganistan, gjë që është në kundërshtim me premtimet e bëra nga udhëheqësit talibanë gjatë bisedimeve diplomatike në Katar me zyrtarët amerikanë vitin e kaluar, për të mos lejuar që vendi të kthehet përsëri në një strehë të sigurt për xhihadistët e huaj. Të enjten, Abdullah Abdullah, kryetar i Këshillit të Pajtimit Kombëtar të Afganistanit, u takua me Khalil al-Rahman Haqqani dhe shoqëruesit e tij në Kabul. Abdullah më pas tha publikisht se Khalil al-Rahman Haqqani do të mbikëqyrte sigurinë në kryeqytetin afgan dhe se kishte dhënë garanci se ai "do të punonte shumë për të garantuar sigurinë e duhur për qytetarët e Kabulit". Departamenti Amerikan i Thesarit e ka identifikuar Khalil al-Rahman Haqqanin si terrorist global në shkurt 2011, duke ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacion që çonte në kapjen e tij. Emri i tij është gjithashtu në listën terroriste të Kombeve të Bashkuara. Takimi midis zotit Abdullah dhe Khalil al-Rahman Haqqanit u zhvillua disa orë para se talibanët të shpallnin formimin e një Emirati Islamik të Afganistanit. Diplomati i lartë britanik në pension Ivor Roberts i tha Zërit të Amerikës se të vësh anëtarët e rrjetit Hakani për të mbikëqyrur sigurinë e Kabulit është si të vësh “dhelprën të ruajë kotecin e pulave". Në një marrëveshje që administrata e Presidentit amerikan Donald Trump arriti me talibanët në shkurt 2020, udhëheqësit e këtij grupi ranë dakord të "mos lejojnë asnjë nga anëtarët e tij, apo individë ose grupe të tjera, përfshirë al-Kaidën, të përdorin tokën e Afganistanit për të kërcënuar sigurinë e Shtetet e Bashkuara dhe aleatëve të tyre".Osama bin Laden, themeluesi i al-Kaidës, drejtoi nga baza e tij në Afganistan sulmet terroriste të shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington, të cilat ishin shkaku për ndërhyrjen ushtarake 20 vjet më parë, të udhëhequr nga SHBA në këtë vend të Azisë Qendrore. Pamjet: AFP

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11