Pas plot një viti bllokim, Bullgaria ka sinjalizuar se do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila ka mbajtur peng edhe vendin tonë. Pas mbledhjes të së martës në Bruksel, kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov ka njoftuar se sapo qeveria e tij e re të marrë detyrën ,do t’i japë fund pengimit të përpjekjes së Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me BE-në.