Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë të mërkurë planin e ri të qarkullimit në kryeqytet pas nisjes së punës për asfaltimin e rrugëve dytësore të Lotit 2 të Unazës së madhe. Duke filluar nga mbrëmja e kësaj të mërkure deri më 25 nëntor, do të ketë devijm trafiku nga Ura e Lumit Lana deri tek kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit ‘Migjeni’ Lajmi u bë me dije në rrjetet sociale nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kufizimi do të zgjasë prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.