Trafiku në aksin e Unazës së Madhe pjesa lindore e saj do të devijohet për një javë, për shkak të punimeve që po kryhen në ndërtimin e mbikalimit të Shkozës. Autoriteti rrugor njofton se nga data 6 deri më 12 mars do të kryhen punimet duke montuar trarët e mbikalimit. Për pasojë, trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës "Ali Shefqeti".