Partia Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me ankimim që të detyrojë mazhorancën socialiste që të pranojë kërkesat e saj për ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen McGonigal dhe për hetimin e zgjedhjeve të 11 majit. Deputetët e opozitës argumentojnë se rrëzimi me votë politike të mazhorancës i një të drejte kushtetuese të opozitës, e bën rolin e deputetëve të saj në Kuvend, jo thjesht të papërfillshëm, por mbi të gjitha fasadë e një normaliteti të rremë që vret cdo ditë rregullat dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik.