Agjencia franceze e lajmeve, AFP, i ka kushtuar vëmendje bregdetit shqiptar dhe bumit të turizmit që ai po njeh, por ka nxjerrë në pah edhe rreziqet që i kanosen. Nga Velipoja në veri ku deti po përpin një pyll shekullor, deri te pika turistike e Golemit ku ndërtimi galopant i hoteleve dhe restoranteve po përshpejton erozionin, bregdeti Adriatik shpesh spektakolar i Shqipërisë është nën kërcënim. "Nga 273 kilometrat e vijës bregdetare të Shqipërisë, rreth 154 janë të prekura nga erozioni", thotë për AFP specialistja e planifikimit urban Besjana Shehu.