Drejtoria e Përgjithshme Detare u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të bëjnë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme. Sipas drejtorisë drejtuesit e mjeteve duhet të marrin në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare gjatë datës 13 dhjetor 2023.