Top News – Detajet, krimi makabër/ Bashkëshortët u vranë në gjumë
19/12/2020 17:51

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali. Çifti Pasho mësohet se janë vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira muajin e fundit. Aty janë masakruar dhe vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano. Sipas të dhënave të fundit Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje dhe dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Njw tjetwr provw pwr kwtw wshtw fakti se në momentin e vrasjes çifti ka qenë i veshur me pizhama. Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, tregon sipas ekspertëve se ata mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë. Për zbulimin e misterit të çiftit Pasho, ekspertët kanë parë si çelës të zgjidhjes djalin e tyre, Taulant Pasho, aktualisht i burgosur në Zvicër. Në një njoftim të fundit prokuroria italiane ka kërkuar që Taulant Pashon ta mbajnë të burgosur në Zvicër, pavarësisht dënimit që ai ka edhe në Itali. Për të marrë më shumë detaje në lidhje me çështjen prokurorët do të shkojnë në Zvicër për ta marrë në pyetje atë, rreth fatit të prindërve të tij dhe ajo që mund të ketë çuar në ngjarjen makabre.

Top News – Trump harroi menynë te printeri. Agjenda e takimit me Putin u gjet në një hotel në Alaska
17/08 21:00
Top News – Europa udhëton me Zelenskin në SHBA. Starmer, Macron e Merz do jenë te takimi me Trump
17/08 21:00
Top News – SHBA ndalon vizat për palestinezët. DASH merr vendim pas lobimit të ekstremistëve
17/08 20:24
Top Channel/ Vr*sja në Maliq. Autori pendohet, por mbetet në burg
17/08 20:15
Top Channel/ Testimi i mjekësisë zgjat 5 ditë. Në garë 500 studentë
17/08 20:13
Top News – Vrau bashkëmoshatarin. Pendohet 14-vjeçari, gjykata e lë në burg bashkë me të atin
17/08 19:54
Top Channel/ Polici hero Alfred Zhupani rrezikon jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh
17/08 19:51
Top Channel/ Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin
17/08 19:43
Top Channel/ Shqiptarët“lamtumirë”Anglisë! Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan
17/08 19:41
Top Channel/ V*asja në Korçë, gjykata jep masat për të akuzuarit! Flet avokati
17/08 18:01
Top Channel/ Kardiokirurgjia e re/ Do të hapet spitali i ri me dy shërbime të rëndësishme në QSUT
17/08 15:16
Top Channel/ Masa për vr*sjen e 14-vjeçarit/ Nis seanca në Korçë për masën e sigurisë ndaj autorit dhe pesë personave të tjerë
17/08 15:06
Top News- Vr*sja e 14-vjeçarit në Korçë, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë
17/08 14:49
Top News- Konflikt i dhunshëm në Durrës/ Plagoset në kokë një person, autori në pranga
17/08 14:46
Top News- Bllokohen 35 mjete lundruese/ Kontrolle nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit
17/08 14:45
Top Channel/ Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, sot seanca
17/08 14:09
Top Channel/ Ëndrrat me gërshërë / Historia e berberit në Kukës që refuzoi të emigronte
17/08 12:24
Top Channel/ Plazhi i Kunes në modë /Hapësira të bollshme dhe natyra e qetë ka rritur interesin
17/08 12:16
Top Channel/ Subvencionet, 20 mln euro fermerëve/Përfitojnë ata që kanë nipt individual, jo debitorë
17/08 12:13
Top Channel/ “Udhërrëfyes” për arsimin e lartë/Universitetet duhet të forcojnë prezencën në internet
17/08 12:09