Ankimimi në gjykatë nga Arben Ahmetaj kundër kontrollit që iu bë vilës së tij në Hamallaj zbulon dinamikën se si ndodhi gjithë kontrolli i oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas ankimimit, oficerët kanë ushtruar kontroll në vilën dykatëshe për gati një orë e gjysmë. Ata e kanë nisur duke i marrë PIN-in e kartës së telefonit Erjola Hoxhës, i kanë kontrolluar telefonin dhe nuk e kanë lejuar që të shoqërojë grupin gjatë kontrolleve në banesë.