Detaje të reja janë publikuar nga mediet italiane për biznesmenin, trupi i të cilit u gjet i pajetë mbrëmjen e së shtunës në Torino të Italisë. Mëoshet se Fatmir Ara, 43 vjeç, dyshohet se është qëlluar me armë, ndërsa hetimet vijojnë ende për të zbuluar rrethanat e krimit. Shkak për vrasjen mund të jetë e shkuara e tij, pasi Ara nuk është emër i panjohur për autoritetet italiane.