Policia e Spanjës e mbështetur nga EUROPOL-i, ka shkatërruar një rrjet kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimit të shumave të mëdha nga trafiku i drogës. Hetimi ka nisur që më 2021, duke u bazuar në një sinjalizim të Europolit. Grupi kriminal, sipas njoftimit, drejtohej nga dy shtetas shqiptarë dhe merrej me prodhimin dhe trafikimin e marihuanës, por organizonte edhe aktivitete të mëdha pastrimi parash për organizatat e trafikut të drogës. Ata përdorën të ashtuquajturin "sistem haëala" të bankimit nëntokësor, ndërsa punonin ngushtë me shtetas kinezë.