Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e atentatit mafioz në autostradën Tiranë-Elbasan, si pasojë e të cilit humbi jetën 27-vjeçari nga Memaliaj, Aleksandër Sadikaj. Burime bëjnë me dije se sasia e lëndës eksplozive të vendosur ishte rreth gjysmë kilogrami, ka shkaktuar një shpërthim aq të fortë, nga I cili janë dëmtuar edhe 2 persona të tjerë. Mësohet se një grua dhe një fëmijë që po kalonin me makinën e tyre në momentin e shpërthimit janë lënduar, por pa pasoja.