Ka dështuar për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, seanca paraprake me të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit. Seanca zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa shkak për shtyrjen u bë mungesa e 2 avokatëve si dhe e njërit prej të pandehurve.