Dosja voluminoze e anti-mafias italiane për organizatën kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe heroinës zbulon se rol kyç në identifikimin e këtij grupi ka qenë dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Dumani ka dhënë dëshmi të detajuara mbi funksionimin e organizatave kriminale të cilat e kanë kontaktuar për kryerjen e vrasjeve me pagesë. Rrëfimi i tij ka ndihmuar në ndërtimin e një panorame të qartë mbi trafikun ndërkombëtar të drogës, përfshirjen e disa personave kyç, itineraret e përdorura për transportin e lëndëve narkotike dhe metodologjinë e shpërndarjes.