Serbia dhe Rusia ranë dakord edhe për një marrëveshje tre vjeçare për gazin, në bazë të së cilës Serbia do të furnizohet me gazin rus. Këtë e bëri të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas një telefonate që zhvilloi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Sipas presidentit serb, Serbia do të ketë një çmim shumë të favorshëm për gazin rus, 340 deri në 350 dollarë për 1,000 metër kub gaz.