Ndeshja mes Dinamos e Tiranës garanton spektakël mes skuadrave në fushën e lojës, por kur bëhet fjalë për derbin konkurrenca vihet re dhe mes tifozërive në shkallët e stadiumit. Për të shmangur incidentet, policia ka ndërmarrë një sërë masash, duke garantuar mbarëvajtje të plotë të ndeshjes që përmbyll javën e 17-të të Abissnet Superiore.