Top News – Deputeti shqiptar në Serbi: Po kultivohet urrejtja ndaj shqiptarëve
26/08/2023 20:17

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka thënë se urrejtja ndaj shqiptarëve është e instaluar dhe po kultivohet përditë nga të gjitha institucionet e shtetit serb. Për të ilustruar këtë, ai solli mnë vëmendje ndalimin e shfaqjes së filmit shqiptar dhe rastin e një familjeje nga Maqedonia e Veriut, që u dënua se I biri veshi një bluzë me shqiponjë, teksa theksoi se aktet e ndërmarra nga Beogradi legjitimojnë ksenofobinë antishqiptare, e cila është instaluar në të gjithë instancat e shjtetit serb. “Të njëjtat institucione që po nxisin dhe ushqejnë ksenofobinë me program shtetëror, për vite me radhë, po ndërtojnë kulturën e mohimit të krimeve të luftës e glorifikimit të kriminelëve të luftës. Po ruajnë me polici muralet e kriminelëve të dënuar nga Tribunali ndërkombëtar për krime lufte dhe përmes projektit të ‘Botës serbe’ po vazhdojnë me politikën e aspiratave territoriale ndaj Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës”, ka shkruar ai. Kamberi ka theksuar se këtë po e bën edhe pse Serbia formalisht është në proces të integrimit në BE. “Paradaoksale. Derisa BE është definuar si komunitet në të cilin dallimet konsiderohen pasuri, shteti aspirant për këtë komunitet, ato i sheh si kërcenim, ndalon diversitetin dhe shqipton dënime përmes gjyqësorit të kontrolluar. Liria e qarkullimit të njerëzve, mallrave e ideve është premisa elementare e BE-së. Kjo liri po cenohet hapur sot në Serbi”. Kamberi ka shtuar se presidenti serb Aleksandër Vuçiq me politikën e mohimit të krimeve të luftës, nxitjen e ndjenjave neonaciste, ksenofobisë dhe aspiratave territoriale ndaj fqinjëve, ishte sabotues i idesë së bashkëpunimit multilateral në Ballkanin Perëndimor.

Top News – Rama: Pati presion për Porto Romanon. Kryeministri për krizën e naftës: Ndërhyrje në treg
13/03 16:56
Top News- Përkrahu persona me precedentë penal/ AMP pezullon nga detyra inspektorin e policisë
13/03 16:44
Top News- RENEA tregon aftësitë/ Stërvitje e përbashkët me njësinë elitë greke EKAM
13/03 16:42
Top News- Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Ilir Beqajt
13/03 16:42
Top News – Rama i palëkundur për Ballukun. Kryeministri i prerë: SPAK të shoh punën e vet, ne tonën
13/03 15:57
Top Channel/ Ballokumet e Elbasanit, nis përgatitja e ëmbëlsirës tradicionale të Ditës së verës
13/03 15:55
Top Channel/ Çështja “Balluku”, Rama: Ndërkombëtarët ishin të qartë, s’pati kërcënime
13/03 15:50
Top Channel/ Nëna rrezikon jetën e foshnjës/ Dyshohet se nuk e ushqeu, fëmija në gjendje kritike
13/03 15:25
Top Channel/ Mesazhet e fundit të Xhuanës/ 25-vjeçarja i shkroi familjes para se të vetëflijohej
13/03 15:24
Top Channel/ Avokatët e Veliajt: U cenua procesi/ Firma amerikane e avokatisë publikon raportin
13/03 15:22
Top News- Misteret e pasurisë së Eldi Hoxhës, zyrtari i ‘dhuratave’ dhe apartamentit 200 mijë euro
13/03 15:22
Top News – Rezolutë kundër Iranit. Garda revolucionare iraniane shpallet organizatë terroriste
13/03 14:47
Top News- Lufta në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha tregon numrin e shqiptarëve në këtë rajon
13/03 14:02
Top Channel/ Fundjava me diell, temperatura deri në 22 gradë. Në zonat malore rikthehen reshjet
13/03 12:45
Top Channel/ Paradë folklori në Elbasan, grupet ekspozojnë kostumet dhe vallet tradicionale
13/03 12:30
Top Channel/ Edukimi dixhital në Korçë, 450 të rinj përgatiten për profesionet e së ardhmes
13/03 12:28
Top Channel/ Ekselentët e Vlorës,3 gjimnazistët më të mirët në shkenca duan të studiojnë në Shqipëri
13/03 12:27
Top Channel/ Çdo ditë ka 11 aksidente! Jo vetëm me makina e biçikleta, por edhe monopatina
13/03 12:24
Top Channel/ E vret shkëndija elektrike, 72-vjeçari jetonte me motrën, dyshohet se nuk e ndihmoi
13/03 12:21
Top Channel/ Lufta, evakuohen 17 shqiptarë! Ministri Hoxha: Kemi ngritur një shtab të posaçëm
13/03 12:16
DIGITALB DIGITALB