Lëvizja Shqipëria Bëhet zhvilloi këtë të shtunë protestën e radhës kombëtare para Kryeministrisë, ku morën pjesë dhjetëra mbështetës të saj. Kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj mbajti një fjalim ku u kërkoi mbështetësve të tij që të vijojnë përballjen me Edi Ramën, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit.