Protesta e shqiptarëve që jetojnë në Londër, është komentuar këtë të premte edhe në Parlamentin Britanik. Deputeti konservator Daniel Kaëcizisky në fjalën e tij përpara kolegëve u shpreh se kishte takuar disa shqiptarë ditën e protestës në Ëesminster. Sipas tij, ata ushtrojnë profesione të ndryshme në Britaninë e Madhe, disa prej të cilëve ishin mjekë, infermierë e mësues, ndryshe nga cfarë tha sekretarja e brendshme Suela Braverman, që i cilësoi shqiptarët si kriminelë.